Mexhiti: Opozita shqiptare doli me kandidat në këto zgjedhje vetëm që ti ndihmoj VMRO-DPMNE-së


Shefi i Shtabit të BDI-së për përkrahje të Stevo Pendarovskit ka thënë se partneri i koalicionit nuk mund të akuzohet për bojkot të procesit zgjedhor.
Ish kryetari i komunës së Cairit, për Faktor, ka thënë se dallimin mes Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës e ka bërë BDI.
“BDI e ka përkrahur Pendarovskin, ndërsa votat e BDI-së janë vendimtare për fitoren e Pendarovskit në rrethinë e parë. Tani është e qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe Blerim Reka dolën me kandidat në këto zgjedhje vetëm që ti ndihmohet Siljanovskës dhe VMRO-DPMNE-së në skenë”, ka thënë Izet Mexhiti.