Mexhiti: Dy prioritetet e Ali Ahmetit dhe BDI-së

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për eurointegrimin e vendit në strukturat euro-atlantike ka thënë se synimi kryesor i BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti për integrim në NATO dhe BE po bëhet realitet

“Historikisht, të gjitha aleancat janë të ndërtuara mbi themelet e forta të kompromisit. Absolutisht është demokratike që gjithë secili të mund të shpreh mendimin e tij pro apo kundër, mirëpo një gjë është definitive, se ardhmëria e vendit tonë dhe fëmijëve tanë është e sigurt, e ndritshme dhe shpresëdhënëse vetëm duke bërë hapa të këtillë gjigand siç është marrëveshja mes dhe , hapa të cilat na shpijnë drejt qëllimeve tona të palëkundura, të përhershme dhe strategjike, e ato janë sot NATO, nesër BE, qëllime këto të shndërruara në ideologji dhe prioritete për të gjithë ne, nga lideri ynë Ali Ahmeti”, vlerëson Izet Mexhiti.

Pikërisht se ne jetuam periudhat më te pasigurta, më të trishta të këtij nënqielli, vlerëson mëtej Mexhiti, kjo duhet të jetë motivi ynë kryesor që të krijojmë mundësi më të mira për fëmijët tanë, dhe unë absolutisht asnjëherë, në asnjë moment, në asnjë rrethanë, nuk e kam pasur pikën e dyshimit nëse kjo është rruga e drejtë apo jo, edhe atëherë kur zgjidhja nuk ishte kaq afër, edhe atëherë kur perspektiva nuk shiheshte nga mjegulla që po na kaplonte, e arsyeja është një dhe e vetme, ne në këtë proces, në këtë rrugëtim nuk jemi vetëm, por jemi bashkë me aleatin më të madh dhe me shtetin më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Dua të potencoj se mbyllja e kësaj marrëveshjeje garanton edhe të ardhme më të ndritshme për rajonin, dhe koncentrim në mbylljen e kontesteve tjera të rajonit dhe shteteve fqinje, që gjithashtu janë shumë të rëndësishme për ne. Kjo nuk do të thotë se puna është kryer, para nesh tani e tutje do të ketë shumë sfida dhe detyra, por koha ka treguar se në krye me liderin tonë Ali Ahmeti, nuk na mungon as dija, as guximi”, nënvizon Mexhiti.