Mesazhi kryesor i papës: Maqedonia e Veriut pishtare e paqes, të vazhdojë të ecë drejt rrugës së projektuar


Фото: Б. Грданоски

Inkurajim që vendi të vazhdojë rrugën që ka nisur me qëllim që të paraqet pishtar të paqes, pranim dhe integrim të frytshëm të kulturave, religjioneve dhe popujve, shprehu dje kreu i Kishës katolike të Romës, papa Françesku, i cili qëndroi për vizitë historike njëditore në vend.

Maqedonia e Veriut ishte vendi i 42-të, që e ka vizituar papa Françesku nga kurorëzimi si papë të Kishë katolike të Romës në vitin 2013. Papa një ditë më parë ishte për vizitë në Bullgari, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm është Rumania.

Papa gjatë vizitës njëditore historike në vend, e cila u organizua në nivelin më të lartë të sigurisë, me mesazhe për qytetarët, por dhe për kreun shtetëror, me përfaqësuesit e së cilës kushte takim në “Vila Vodno” dhe më pas në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës u takua edhe me liderët e bashkësive fetare dhe me një grup të qytetarëve nga kategoritë e prekura. Vizita e tij vlerësohet si konfirmim i rrugës në të cilën ecë vendi, para se integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, duke pasur parasysh atë që papa përveç ndikimit fetar ka edhe ndikim të madh politik në bashkësinë ndërkombëtare.

Papa Françesku, i cili deri më tani ka pasur 29 udhëtime apostullore jashtë Vatikanit, të cilat përfshijnë vende ku jetojnë katolikë  romakë, por edhe shtete në të cilat shumicën e përbëjnë ortodoksë, protestantë dhe besimtarë myslimanë, si dhe pjesëtarë të religjioneve tjera dje nga Shkupi porositi se indiferenca dhe shpifjet duhet të zëvendësohen me ndjeshmëri dhe shpresë. Dërgoi mesazh edhe për tejkalim të stereotipeve dhe më shumë të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku shërbeu meshë në sheshin “Maqedonia” në të cilën morën pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga vende të tjera. Papa në shesh erdhi me “papamobil” ku u prit nga shumë qytetarë të mbledhur.

Papa dërgoi mesazh për paqe, bashkëjetesë, për dashuri të madhe ndaj Zotit dhe ndaj njerëzve, ndërsa pasi që përfundoi mesha besimtarët katolikë kishin mundësi që të kungohen.

Numër i madh i katolikëve në vend, por edhe mijëra besimtarë nga Kroacia, rreth 50 nga Sllovenia, por edhe besimtarët katolikë nga BeH-ja, Spanja, Hondurasi, Kalifornia e dëgjuan meshën. Mes të pranishmëve kishte edhe shumë fëmijë.

Kryetari i Kishës Katolike të Romës papa Françesku  para mbajtjes së meshës kishte takim me kreun shtetëror në Vila Vodno, ku mbajti fjalim edhe presidenti Gjorge Ivanov.

Papa me këtë rast porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku takohen numër i madh u rrymave kulturore, dhe paraqet personifikim të karakteristikave në rajon.

“Përmes dëshmive elegante të së kaluarës Bizantine dhe Otomane, mureve madhështore dhe ikonostaseve të madhërishme të kishave të lashta, të cilat flasin për praninë krishtere që daton nga kohërat apostullore, Maqedonia e Veriut e shpreh thellësinë dhe pasurinë e kulturës së saj mijëvjeçare, tha papa Françesku.

“Kjo përzierje e kulturave dhe identiteteve kulturore dhe etnike, siç tha, solli deri në bashkëjetesë të qetë dhe të përhershme, ku ato identitete individuale kanë gjetur shprehje dhe janë zhvilluar pa mohim, dominim ose diskriminim të ndërsjellë”.

Këto karakteristika të posaçme, siç thotë papa Françesku, janë po ashtu me rëndësi të madhe për integrimin me popujt evropianë. “Shpresoj, shtoi ai, se ky integrim po zhvillohet në mënyrë që do të jetë përfitim për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes respektit të vazhdueshëm të llojllojshmërisë dhe të drejtat themelore”, shtoi ai në fjalimin para kreut shtetëror dhe korit diplomatik.

Vizita historike e papës u përputh me 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike me Selinë e shenjtë Vatikanin, ndërsa Ivanov në fjalimin e tij në “Vila Vodno” theksoi se vizita apostullore e papës është plot me simbolikë.

Ivanov theksoi se e përfundon mandatin e tij si president me atë që e priti Papa Françeskun në vend.

Papa Françesku pati takim edhe me liderët e bashkësive fetare në vend. Në takim me papën morën pjesë kreu i KOM z.z. Stefan dhe krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Efendi Rexhepi, të Kishës evengjelike-metodistike Mihail Cekov dhe të Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq. Paraprakisht, papa me kokë të përulur u lut para monumentit të Nënë Terezës dhe vendosi lule. Ai ishte i shoqëruar nga katër murgesha, të cilat i përkasin rendit që e themeloi Nënë Tereza.

Papa Françesku pati takim me përfaqësues të qytetarëve nga kategoritë e cenueshme, me të rinjtë në Kishën katolike dhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Papa kishte takim të veçantë me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe me familjen e tij. Zaev, duke u përqendruar në këtë ngjarje theksoi se edhe një herë ishte konfirmuar lidhja shekullore shpirtërore mes shtetit të papës dhe vendit tonë të vendosur me misionin e iluministëve, Vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, dhe me kremtimin e veprës së tyre që secilin vit së bashku festohet në Romë dhe Vatikan.

Kryeministri Zaev në takim porositi se kjo Vizitë apostolike është inspirim për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe e luti papa Françeskun që të lutet për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.

Për vizitën historike të papa Françeskut kishte interesim të madhe mediatik. Rreth 250 dhe mbi e ndoqën 250 media vendore dhe më shumë se 100 të huaja.

Papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergoljo, argjentinas me prejardhje italiane, është kryetar i Kishës katolike prej marsit të vitit 2013. Në radhët e jezuitëve është bashkangjitur në vitin 1969. Ai është kryetari i 266-të i Kishës katolike. E trashëgoi Benediktin e Gjashtëmbëdhjetë, i cili dha dorëheqje. Ai është kryetari i parë fetar i 1,2 miliardë katolikëve, i cili vjen nga Amerika Latine dhe papa i parë që nuk është nga Evropa, pas pothuaj një mijë vite. Papa Françesku është jezuiti i parë në krye të Vatikanit.

Pikërisht bashkëngjitja në radhët e jezuitëve e sqaron vendimin e tij që si papë ta mbajë emrin Françesku, sipas Të shenjtit Françesko Asishki, shenjtor mbrojtës i të varfërve.