Mesazhi falënderues i Abdulfeta Alimit: E drejta do të fitojë

Pas lirimit nga paraburgimi, Abdulfeta Alimi (Fetai), njeriu që shpëtoi Ziadin Selën nga vdekja ditën e përgjakshme në Kuvend, ka dalë me një porosi.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq dhe dashamirës mora shumë mesazhe, thirrje, vizita nga pamundësia për t’i u përgjigjur të gjithëve, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, madhështinë, durimin, dhe mirësjelljen dhe gatishmërinë tuaj për gjithçka, më keni bërë të fortë aty brenda katër mureve. Vazhdojmë përpara deri në përfundimin e gjithë këtij procesi dhe pa asnjë dyshim e drejta do të fitojë, pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, s’ka dyshim.

Ju faleminderit shumë.
Abdulfeta Alimi (Fetai)
Orizare, Likovë