Mesazhet e Dimitrovit temë dominuese në Greqi


Pas bisedimeve në Shkup, ndërmjetësi Methju Nimic përmes telefonit ose në takimin në Selanik, do ta njoftojë negociuesin grek Vasilakis për takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë, publikoi televizioni shtetëror grek ERT, pak pas përfundimit të pres konferencës së përbashkët të Dimitrovit dhe Nimicit.

Mediat greke, në raportimet pas takimit të Nikolla Dimitrov dhe Methju Nimic, theksin e vunë në deklaratat e shefit të diplomacisë së Maqedonisë se jemi maqedonas dhe flasim gjuhë maqedonase dhe se nëse preket identiteti, nuk ka zgjidhje. “Bomba”, “torpedo”, “raketa” janë fjalët që gazetarët grekë i përdorin për t’i bartur qëndrimet e ministrit të Punëve të Jashtme.

Shkurt pas përfundimit të pres konferencës së Dimitrovit dhe Nimicit dhe deklaratat e shefit të diplomacisë së Maqedonisë u bënë tema e parë dhe qendrore në Greqi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“IRJM: Nimic optimist, Dimitrov foli për zgjidhjen e cila do t’i respektojë të dyja vendet”; “Bomba Dimitrov për çështjen e Shkupit: Askush nuk mund të na e marrë të drejtën të jemi maqedonas”; “MPJ e IRJM: Jemi maqedonas, flasim në gjuhën maqedonase, kjo është e drejtë e jona”, “Raketa Dimitrov: Askush nuk mund të na e marrë të drejtën të jemi maqedonas”; “Torpedo Dimitrov për në negociatat: Ne jemi maqedonas, flasim maqedonisht”; “Dimitrov: Vetëm grekët e mohojnë se jemi maqedonas, dhe flasim gjuhë maqedonase”; “Nimic: Jam optimist – Dimitrov: Grekët nuk kanë të drejtë ekskluzive për termin Maqedoni” – janë një pjesë e titujve në edicionet onlajn të mediave greke.

Gazetarët grekë në raportet e tyre i bartin qëndrimet edhe të Dimitrovit dhe të Nimicit, por theksi është në qëndrimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë. Disa prej mediave komentojnë se bëhet fjalë për “deklarata provokuese”, të tjerat se Dimitrov drejtpërdrejt e ka sqaruar pozitën e vendit fqinj.

“Pa i rënë përreth ministri i Punëve të Jashtme i IRJM, Nikolla Dimitrov, para ndërmjetësit special të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, sqaroi se çështja për identitetin kombëtar dhe për gjuhën është “linjë e kuqe” për Shkupin, transmeton MIA.

Ministri i Punëve të Jashtme i IRJM, Nikolla Dimitrov gjatë konferencës për shtyp doli provokues me deklaratën e tij. Ministri i Punëve të Jashtme të IRJM, insistoi veçanërisht në temat për identitetin kombëtar dhe çështjen për gjuhën, komentoi portali Kapital, ndërsa me shkrim të ngjashëm është edhe edicioni onlajn i Proto tema.

“Me një deklaratë tërësisht provokuese për të drejtën e shkupjanëve të quhen maqedonas dhe të flasin “gjuhën maqedonase” si pjesë e grupit të gjuhëve sllave”, doli ministri i Punëve të Jashtme i Shkupit, Nikolla Dimitrov, gjatë pres konferencës së përbashkët me Methju Nimic, shkruan edicioni onlajn i gazetës me orientim djathtist, Proto tema.