Qeveria solli vendim për hapjen e Ambasadës në Athinë


Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për hapjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë me seli në Athinë.

“Vendimi, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është marrë në seancën e 118-të të Qeverisë në të cilën është marrë edhe vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme  të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë, me seli në Selanik.

Vendimet, siç theksojnë në kumtesë, do të fillojnë të zbatohen me hyrjen në fuqi të Vendimit për shpalljen e amendamenteve  XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.