Merkel telefonon Zaevin dhe Ciprasin për emrin


Kancelarja gjermane Angela Merkel dje ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë konfirmuar për Dojçe Velen nga press-shërbimi i kancelares gjermane.

Siç njofton Dojçe Vele në gjuhën maqedone, nga Berlini ka ardhur vetëm konfirmimi se kancelarja gjermane ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Tema dhe detaje tjera nuk kumtohen, por kjo bisedë realizohet vetëm dy ditë pasi Kryeministri Zoran Zaev opinionit në Maqedoni i kumtoi se propozim-zgjidhja për emrin është “Republika Ilinditase e Maqedonisë” dhe prej se menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i Athinës përmes një komunikate të qeverisë greke se duhet të gjendet një emër që do të ketë përcaktim gjeografik apo kohor.

Kancelarja gjermane Merkel në margjinat e Samitit në Sofje pati takime të ndara me Zaevin dhe Ciprasin ku porosity se bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë po përparojnë mirë. Në këto takime Merkel kishte konstatuar se Maqedonia dhe Greqia asnjëherë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes së kontestit. Megjithatë, në Berlin duke ju përgjigjur pyeteje të gazetarëve rreth mundësisë që të bëjë ndikime ndaj Greqisë ajo kishte deklaruar se presioni nuk do të jetë në dobi të askujt. /Art Channel/