Merkel: Referendumi kyç për të ardhmen e vendit tuaj


Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot është duke qëndruar në vizitën e parë zyrtare në Maqedoni, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev folën për rëndësin e referendumit dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kancelarja gjermane Merkel ka theksuar se referendumi është i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe se është një shans historik. Ajo tha se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka folur jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, por edhe për atë që do të ndodhë më 30 shtator.

Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Nevojitet shumë punë , por parakushti është referendumi më 30 shtator. Nuk dua të përzihem në punën e qytetarëve, por ky është një shans historik. Shpresoj të ndërmerren hapat kryesorë që vendi juaj të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian”- deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në pyetjen e gazetarëve nëse do ta takoj presidentin e vendit Gjorgje Ivanov dhe liderin e opozitës Mickovski, tha se nuk do ta takojë Ivanovin, ndërsa Mickovskit do t’ia përcjellë të njëjtat porosi sikur kryeministrit Zaev në lidhje me referendumin e 30 shtatorit.