Thaçi: Pa përkëthyes shqip anulohet seanca për rastin Titanik


Për shkak të mungesës së dy dëshmitarëve, si dhe për shkak se procesverbali i seancës së mëparshme nuk u përkthye në gjuhën shqipe, seanca e sotme për rastin “Titanik 2” nuk u zhvillua.

I pandehuri Menduh Thaçi këmbënguli që atij ti sigurohet një përkthyes në gjuhën shqipe. Ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe kërkoi që atij t’i respektohet e drejta ligjore dhe deklaratën e dëshmitarit nga seanca e kaluar ta marrë në gjuhën shqipe, në mënyrë që ai ta kuptojë më mirë dhe të bëjë pyetje.

Pas thuaj gjysmë ore përpjekje me prokuroren Fatime Fetai e cila përsëri ofroi përkthyes gojor që t’i përkthej transkriptën ose të jepet pauzë që të përkthehet me shkrim. Por gjyqtari, Ognen Stavrev vendosi se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.

Seancat e ardhshme u caktuan për fillim dhe mbarim të muajt tetor.

Në seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit në mes të cilëve edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.