Menduh Thaçi takoi Komisionarin e BE-së, Johanes Hahn


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Bruksel në kuadër të vizitës së tij dyditore në zyrat e Komisionit Evropian realizoi takim me Komisionarin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn.

“Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për proceset integruese dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Thaçi e vlerësoi si shumë pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike dhe që do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor. Kryetari Thaçi e informoi Komisionarin Han se Qeveria e re ku tani më merr pjesë aktive edhe PDSH po bën hapa drejt një angazhimi serioz në zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e PDSH-së, për të shtuar se kreu i partisë Menduh Thaçi ka kërkuar mbështetje të plotë nga BE dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, duke theksuar se hapja e kapitujve 23 dhe 24 do të jetë ndihmesë e madhe për reformat në gjyqësor dhe sigurinë në Maqedoni./Alsat