Memeti: Ligji për amnesti në Maqedoni ka mangësi


Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka folur me rezerva për Ligjin për amnesti që është miratuar sot në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas tij, ligji ka mangësi pasi që të burgosurit i vë në situatë të pabarabartë, që do të thotë se do të ketë zbatim selektiv. Për javoren Fokus, Memeti thotë se vërejtjet e tij nuk janë marrë parasysh nga askush.

Ai thotë se problem do të ketë pasi që procedurat e deritanishme do të duhet t’i bëjnë gjykatat, e jo burgjet, siç ka qenë deri tani.