Memedi: Lëvizja BESA nuk do ta mbështesë interpelancën e VMRO-së


Deputeti Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin, ka deklaruar se qëndrimi i tyre për interpelancën e parashtruar nga VMRO-DPMNE ndaj qeverisë Zaev, do ta thonë në seancën parlamentare.

“Ne nuk do ta mbështesim këtë inicativë, por qëndrimin tonë do ta themi në seancën e së mërkurës parlamentare”, tha deputeti Memedi, transmeton Zhurnal.

Përndryshe, kryeparlamentari Talat Xhaferi seancën për mosbesim ndaj qeverisë me kërkesë të VMRO-DPMNE-së e ka caktuar për nesër në ora 11.