Mekgregor u arrestua në Floridë


Ylli i MMA-së, Konor Mekgregor kaloi disa orë në paraburgim në Floridë. Arsyeja është thyerja e celularit të një fansi dhe më pas i ka marr mbetjet e kamerës me vete, Ai është i akuzuar për shkatërrimin e pronësisë së huaj, si dhe për vjedhje.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 5 sipas kohës lokale në Majami Biç. Fansi i Mekgregorit ka bërë fotografi me të në një bar në hotelin lokal, gjë që e ka lënduar irlandezin. Ai ia ka marrë telefonin, e ka thyer dhe e ka marrë me vete.

Kjo ka shkaktuar që viktima të drejtohet në polici, duke pohuar se dëmi i aparatit të tij ishte 1.000 dollarë. Shkurt më pas, Konor Mekgregor ishte arrestuar dhe kaloi disa orë në paraburgim në policinë e Majamit.

Ylli i MMA-së mund të ketë probleme akoma më serioze, për shkak se ai përsëri është akuzuar për akuza të ngjashme, pas incidenteve në Nju-Jork. Kjo ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, ndoshta tani do t’i imponohet të kryej punë të dobishme sociale.