Megjashi: Fëmijët urgjentisht të lëshohen në pushim, institucionet të reagojnë në kohë


Urgjentisht fëmijët të lëshohen në pushim e më të vegjëlit të mos shkojnë në çerdhe, Qeveria, Ministria e arsimit, e punës dhe politikës sociale, e ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, qendra për menaxhim me kriza dhe shumë institucione tjera të reagojnë në kohë, kërkojnë nga Ambasada e parë e fëmijëve ‘Megjashi’.

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe ndikimin katastrofik në shëndet, kërkojmë nga pushteti qendrorë dhe lokal urgjentisht të marin masa urgjente që mos lëshohen fëmijët në shkolla dhe të mbyllen çerdhet sepse koncentrimet PM 10 dhe PM 2.5 janë jashtëzakonisht nga normalja.

“Apelojmë se gjendja e shëndetit të fëmijëve është alarmante dhe me këtë rezikohen ato sepse më pas del që çdo i dyti fëmijë është i sëmurë nga mushkëritë, astma dhe bronhit”, theksojnë nga ‘Megjashi’.

Në të kundërtën nga ‘Megjashi’ thonë se plotësisht do ta përkrahin bojkotin e prindërve, të paralajmëruar për 20 dhjetor.