Mediat i shpallin luftë Trump


Më shumë se 350 organizata mediatike ne SHBA kanë nisur një fushatë kundër sulmeve te presidentit amerikan Donald Trump ndaj medias, si dhe për të promovuar shtypin e lirë.

Nisma startoi si iniciativë e “Boston Globe” e cila javën e kaluar bëri thirrje për një dënim mbarëkombëtar kundër asaj qe e quajti “luftë e ndryrë” e presidentit kundër mediave, e shoqëruar me hashtagun #ArmiqteAskujt.

“The Boston Globe” publikoi një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin dhe u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Mediat më të njohura të SHBA, por edhe gazeta lokale mes tyre edhe e përditshmja “The Guardian”, premtuan se do t’I bashkohen thirrjes.

Me titull “Shtypit të lirë i duheni ju”, gazeta “The Neë York Times” i ka konsideruar sulmet e Trumpit si “të rrezikshme për jetëgjatësinë e demokracisë”

Por në një reagim përmes një postimi në Twitter, Trump i ka cilësuar mediat si të korruptuara dhe tradhëtare.

Të gjithë janë të korruptuar. Të gjithë e kanë keqpërdorur fuqinë e tyre. Ata kanë tradhtuar të gjithë njerëzit amerikanë me një axhendë politike. Ata u përpoqën të vjedhin dhe të ndikojnë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, – shkruan presidenti amerikan. Donald Trump ka akuzuar vazhdimisht disa media për publikimin e lajmeve të rreme, ndërsa disa gazetarë I ka cilësuar si armiq të popullit, duke shtuar kështu presionin mbi median.

Por ka pasur edhe gazeta të cilat kanë refuzuar të bëhen pjesë e nismës. Sipas “Wall Street Journal”, presidenti amerikan ka të drejtën e fjalës së lirë, ndaj dhe nisma e “Boston Globe”, sipas gazetës, është në kundërshtim me lirinë e fjalës.

Sipas një sondazhi të bërë së fundmi mbi atë se çfarë mendon populli amerikan lidhur me retorikën e Trump për mediat, 65% e votuesve vlerësojnë se lajmet janë pjesë e rëndësishme e demokracisë.