Mediat greke: Vërehet përshpejtim në tentimin për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë


Agjencia AIM bën të ditur se mediat greke i kanë kushtuar vëmendje takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet ekipeve të Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërjmetësim të Mattheë Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, është e kuptueshme tendenca e përshpejtimit në procesin për tejkalimine çështjes së emrit ndërmjet të dy shteteve, por se një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Alexis Tsipras.

In.gr shkruan se me këtë rast, rritet trysnia ndaj Qeverisë Tsipras, sidomos ndaj partnerit të koalicionit, partisë Grekët e Pavarur. Kjo faqje shkraun se SHBA-të kanë vendosur afat deri në verë që të zgjidhet kjo çështje, ose do të pranohet Maqedonia në NATO me shkurtesën IRJM.

”Kathimerini” citon deklaratën e David Philips, këshillëtar në Departamentin e Shtetit në kohëne kryetarëve George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama, të ketë thënë se 2018-ta mund të sjell zgjidhje që do të jetë e pranueshme nga të dy palët.

Sipas tij, Shkupi do të forcojë lidhjet ekonomike, ndërsa Tsipras do të rritë namin në nivel ndërkombëtar, në kohën kur Turqia kërkon një përditësim të Marrëveshjes së Lozanës.

Edhe ”Eifimerida” shkruan se diçka po lëvizë në Shkup dhe se kërkohet një zgjidhje për çështjen e emrit, sa më parë, pasi që në korrik të 2018 janë samitet e NATO-së dhe BE-së.