Mediat greke: Propozimi “Republika Ilindenska Makedonija” po pengon marrëveshjen!


Gazetarët në Greqi pa shumë analiza konkrete apo komente, vlerësojnë se Greqia ka hedhur poshtë propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”, kurse shkruajnë se po kërkohet që të arrihet kompromis për njërin nga katër porpozimet e ndërmjetësit për emrin Methju Nimic, transmeton MEDIAL.

“Çështja me Shkupin: Emri përsëri po ngatërrohet”, “Mbledhja Kotzias dhe Dimitrov bashkë me Nimic nën hihen e Ilindenit”, “Edhe një shans për tejkalimin e problemit me çështjen që kemi me Shkupin”, janë vetëm një pjesë e titujve të mediave online dhe gazetave të shtypura pas mbledhjes së djeshme në Nju Jork të ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kotzias.