Mediat greke: Marrëveshja eventuale në parlament do të votohet me shumicë prej 180 deputet


Bashkëpunëtorët më të afërt të Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras mendojnë që marrëveshja eventuale për emrin në Parlamentin grek të votohet me shumicë të zgjeruar prej 180 deputet, në vend se 151 deputet, që si propozim tani është në tavolinë, informuan mbrëm mediumet greke, transmeton Zhurnal.

Portalet informative In dhe Eurotoday publikuan se në kabinetin e Tsipras ekziston debat për atë që marrëveshja të arrij në Parlament, por të miratohet me 180 deputet.

“Nëse ekziston marrëveshje për emrin me IRJM, bashkëpunëtorët e Kryeministrit bisedojnë për atë që marrëveshjen ta vendosin për votim në Parlament dhe të miratohet, por jo me shumicë të thjeshtë. Diskutimi tani bëhet që të kërkohet shumicë të zgjeruar prej 180 deputet. Kjo është përshkak teorisë se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, shkruan portali “In”.

Me një analizë të njejtë ka dalur edhe “Eurotoday”. “Asnjë kategori kushtetuese nuk e obligon kryeministrin grek që ta vendos kufirin prej 180 deputet, por siç sqaron bashkëpunëtori i tij i ngushtë, zgjidhja e një çështje nacionale që është e pazgjidhur 25 vjet ndoshta edhe nuk lejon shumicë të thjeshtë”, shkruan portali Eurotoday.