Mediat greke: “Bombë” nga Zaev- nuk negociohet për identitetin


ptimizmi nga kryeministri Zoran Zaev për zgjidhjen e emrit deri në korrik dhe deklarata se identiteti nuk është një nga shtatë pikat për të cilat bisedohet, nuk ka ngelur pa u vërejt nga mediat greke.

“Bombë nga Zaev” dhe “Zaev zbuloi se nuk bisedohet për identitetin”, janë komentet kryesore në artikujt e gazetarëve në Greqi pas intervistës së kryeministrit të Maqedonisë për radion austriake ORF, transmeton Medial.mk.

“Nëse Greqia nuk e ngrit çështjen me shtetësinë, atëherë me siguri negociatat janë avancuar dhe kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të ndërsjellë. Në skenarin që dëgjohen është përcaktimi gjeografik, me siguri ‘Maqedonia e Epërme’”, shkruan “Ta Nea”.