Media gjermane për Hashim Thaçin: Nga Kryengritës në President


Gazeta më e madhe në Berlin, Tagessspiegel, e ka botuar një recension për librin biografik të Presidentit, Hashim Thaçi.

Klan Kosova sjell përkthimin e plotë.

Biografi për Hashim Thaçin

Nga Kryengritës në President

Hashim Thaçi është Presidenti i Kosovës me një rrëfim emocional jetësor. Tash është botuar një biografi për heroin shumëngjyrësh europian.

Caroline Fetscher

Në sheshin Bill Clinton përshëndetë kalimtarët, duke buzëqeshur dhe me dorën e djathtë ngritur një përmendore tre metra e lartë e ish Presidentit amerikan. Do të duhej të ishte e vetmja e këtij soji në një rrugë kryesore në një vend ku shumica e banorëve janë myslimanë, dhe ku mban emrin e një presidenti amerikan. Është një sinjal politiko kulturor të cilin Kryeqyteti i Kosovës Prishtina para nëntë vitesh e ka dërguar.

Me këtë vendi dëshmon një shenjë falënderimi për angazhimin që Amerika dhe Europa kishin treguar në vitin 1999 kur në luftën e fundit të procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë me përkrahjen e NATO-s dëshmuan që paqja mund të arrihet me shytjen e rezolutës së OKB-së drejt paqes. Në vitin 2008 ish-provinca serbe e jugut, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Serbia, Rusia dhe shtete tjera ende nuk e njohin statusin e ri të Kosovës, në zjarrin e shkriftë flakët e konfliktit janë ende të ndezura.

Me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, Roger Boyes, redaktor i gazetës londineze “Times”  dhe dikur kolumnist i Tagesspiegel, së bashku me një kolegen e tij britanike, kanë botuar një biografi për një hero modern, europian, një portret sikurse i bërë për një libër fotografi për një demokrat perëndimor. Heroi quhet Hashim Thaçi.  Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ai ishte Kryeministri i parë i shtetit të ri,  nga viti 2016 ai është President i vendit. Nëse lexohet parafjala e politikanit amerikan Bob Dole- “Udhëtimi i Thaçit është udhëtimi i Kosovës”- atëherë është fytyra optimiste dhe pushtetshme e njeriut me tehe, sinonim për vendin e tij.

I lindur në Prill të vitit 1968 në rajonin rural dhe të varfër të luginës së Drenicës në Kosovën qendrore, Thaçi studioi në Prishtinë Histori dhe Filozofi. Serbia e Milosheviqit shtypte Kosovën, shtëpinë e varfër të Jugosllavisë, duke e shndërruar në një lloj sistemi aparteidi, dhe kjo ishte për Thaçin një përjetim kyç. Të drejtat qytetare të shqiptarëve të Kosovës u prenë, gjuha e tyre u ndalua, 900.000 libra në gjuhën shqipe të bibliotekave u çregjistruan nga ana e regjimit të Milosheviqit. Thaçi iu bashkua studentëve kryengritës u përndoq dhe kaloi në egzil. Pa sukses përpiqej atë kohë “Gandi i Kosovës” Ibrahim Rugova për paqe pa dhunë. Por të rinjtë e humbën durimin, para së gjithash Thaçi. Në vitin 1993 ai ishte një prej themeluesve të trupave guerile të UÇK-së, “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Fotografitë e tregojnë atë me armë në dorë, por Boyes dhe Jagger e citojnë  me fjalët që ai nuk është “njeri i armës”.

A i ngjet përmendorja e Clintonit në Prishtinë edhe Hashim Thaçit?

Akuzat që Hashim Thaçi është pjesëmarrës në transport armësh dhe korrupsion, nuk janë dëshmuar kurrë. Edhe kjo biografi për heroin rreth supozimeve në fjalë mbetet e mjegulluar. Me shkëlqim në anën tjetër jepen meritat mëse të dëshmuara të kryengritësit të shndërruar në shef shteti, në avokat të Kushtetutës demokratike me të drejta për pakicat dhe prerje të qartë sekulare. Pos kësaj, a mashtron perceptimi apo mban përmendorja e Bill Clintonit në Prishtinë pjesërisht edhe vija të Hashim Thaçit?

Në ndërkohë Kosova ka hapur 46 përfaqësi diplomatike në tërë botën, e më të madhen e ka në Berlin sepse në Gjermani jetojnë rreth 400.000 shqiptarë nga Kosova kurse në vet Kosovë jetojnë rreth dy milion. Me takt u tregua Qeveria e Kosovës kur tash emëroi si Ambasador të Republikës së Kosovës në Berlin shkrimtarin kosovaro gjerman Beqë Cufaj. I njohur me esetë e tij në “FAZ” dhe “Neue Zürcher Zeitung” apo romanet si “Shkëlqimi i huaj” apo “projekt@party” veten e sheh Cufaj, i lindur në vitin 1970, si ambasador kulture. Moto e lexuesit kosmpolit dhe demokratit të zgjuar është: “Të bashkohen njerëzit dhe Kosova të sillet në Europë”. Derisa vende tjera si Hungaria apo Polonia vazhdojnë të tjetërsohen nga BE-ja, dalin miq të ri, të cilët me plot shpresë trokasin në derë, në Shqipëri apo Kosovë. Në vendin e Hashim Thaçit, fjala Europë don të thotë vetëm një gjë: premtim. E derisa të ky të përmbushet do të duhet durim.

Roger Boyes und Suzy Jagger: New State, Modern Statesman. Hashim Thaçi – A Biography. Biteback Publishing, London, 286 S., 23,99 €

Teksti është botuar në gazetën më të madhe të Berlinit, Tagesspiegel.

https://www.tagesspiegel.de/kultur/biografie-ueber-hashim-thaci-vom-rebell-zum-praesidenten/22727900.html