Media gjermane: Negociatat në këmbim të refugjatëve? Ja pse Shqipëria është vendi i duhur

Në një artikull me titullin: “Pse Shqipëria mund të zgjidhë konfliktin e azilit”, gazeta prestigjioze gjermane “Focus.de” liston disa arsye përse Shqipëria mund të shihet si vendi i duhur për ngritjen e kampeve të refugjatëve.

Media në fjalë thekson se ngritja e kampeve mund të ndihmojë kancelaren Angela Merkel të mbajë pushtetin dhe të qetësojë ministrin e brendshëm Horst Seehofer.

Mandej listohen disa arsye pse Shqipëria mund të jetë një vend i përshtatshëm për ndërtimin e kampeve të refugjatëve:

Vendndodhja – Vendi i Ballkanit Perëndimor shtrihet në Mesdhe ndanë rrugës “klasike” të Ballkanit (rruga që ndiqnin refugjatët nga Lindja për në BE), e cila tani konsiderohet e mbyllur. Dalja në det e bën Shqipërinë të përshtatshme për “njerëzit e anijes”.

Stabiliteti – Në kontrast nga vendet e Afrikës së Veriut, si Libia, ekzistojnë struktura të qëndrueshme demokratike në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas (SPD) vlerësoi kohët e fundit reformat gjyqësore në Shqipëri.

Negociatat e pranimit si një levë e mundshme për BE – Edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, BE ende ka leva politike: Komisioni i BE, kohët e fundit ka rekomanduar që negociatat për hapjen e bisedimeve për integrimin në BE të hapen me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo i jep Brukselit një mundësi për të ushtruar presion politik për të drejtuar vendosjen e mundshme të qendrave të azilit për përmbushjen e standardeve humanitare.

Rregullat e azilit të BE-së nuk zbatohen për Shqipërinë – Një tjetër përparësi nga pikëpamja e BE-së: Meqenëse Shqipëria aktualisht nuk është anëtare e BE-së, nuk zbatohen rregulla të tilla si marrëveshja e Shengenit ose sistemi i Dublinit. Kjo do të thotë, për shembull, se kontrollet kufitare në Shqipëri janë mjaft normale. Rregullat e Dublinit nuk funksionojnë atje: nëse një azilkërkues është regjistruar në Shqipëri, nuk ndikon që një vend i BE-së mund të jetë përgjegjës për procedurën e azilit