Më shumë se një e katërta e të diplomuarve kanë migruar jashtë vendit


Numri i të rinjve që largohen nga vendi drejt vendeve evropiane për punë dhe jetë më të mirë vijon të jetë i lartë. Statistikat e fundit tregojnë se rreth 25% e të rinjve me arsim të lartë kanë braktisur vendin për të punuar në vende të tjera. Ndërsa, sipas hulumtimit të kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup mbi 60 % e kuadrit nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur nga vendi për një të ardhme më të mirë.

Është shumë vështirë të thuhet sepse nuk kemi të dhëna zyrtare as për Maqedoninë e as për vendet e tjera megjithatë ka një përqindje që tregon se në Maqedoni konkretisht 25% nga kuadri me arsim të lartë janë shpërngulur në këto 10 vitet e fundit – thotë Ivan Ivanov- drejtor ekzekutiv i Shoqatës Lead.

Ministrja e arsimit Renata Deskovska shprehet e vetëdijshme për numrin e madh e të rinjve që largohen nga vendi dhe zotohet që do punohet më shumë për ndalimin e tyre ose edhe kthimin e një pjese të tyre.

Jemi të vetëdijshëm se në periudhën e fundit vendi ka humbur një pjesë të rinisë me arsim të lartë të cilët kanë shkuar të punojnë në vendet evropiane ose tej oqeanit, të shpresojmë përkohësisht. Javën e kaluar është shpallur ligji për arsim të lartë, kështu që këtë javë janë lëshuar marrëveshje të reja në Ministrinë e Financave të cilët do të mundësojnë punësime të reja nëpër Universitete – deklaroi Renata Deskovska- Ministre e Arsimit.

Sipas studimeve të realizuara vendet më të dëshiruara nga të rinjtë janë vendet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat ofrojnë mundësi të mira për punësim./ALSAT/