Me dhjetë pastrues të ajrit u pajis Gjinekologjia në Çair


Me dhjetë pastrues të ajrit të cilësisë së lartë u pajis ISHP Spitali special i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nëna Terezë” në Çair.

Me këtë rast spitalin sot e vizituan ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli.

“Pas incidentit të padëshiruar me sistemin për ngrohje në Spitalin Special të Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nëna Terezë” në Çair dje në takimet të cilat i kishim në kuadër të aktiviteteve tona për zbatimin e planit për ajër të pastër dhe definimin e projekteve me kompaninë “Eko tip”, i pranishëm ishte edhe menaxheri për Evropë i kompanisë “Blu er”, Aleksandër Provins. Me donim të dhjetë mijë eurove kompanisë “Blu er”, Aleksandër Provins. Me donacion prej dhjetë mijë eurove të kompanisë “Blu er” sot spitali është pajisur me pastrues të cilësisë së lartë të ajrit, të cilët janë një nga më të mirët në botë me pastrim më të shpejtë të ajrit dhe në këtë mënyrë foshnjat do të jenë të sigurta derisa të zgjidhet problemi me ngrohjen”, deklaroi Makraduli.

Lufta për ajër të pastër është në vazhdimësi, tha Makraduli dhe u falënderua për donacionin. Provins theksoi se misioni i tyre është që t’iu mundësojnë njerëzve ajër të pastër gjithkund në botë, e veçanërisht foshnjave.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se përveç pajisjeve të reja, janë zbatuar edhe trajnime, ndërsa dëshirojnë që ta përforcojnë kapacitetin e këtij spitali dhe në lidhje me sistemin e ngrohjes. Vitin e kaluar, theksoi, ishte përgatitur projekt për gazifikim, i cili si prioritet hyri në planin për furnizime publike së bashku me përgatitjen e sistemit për instalim drejtë gazifikimit në spitalet në Kumanovë dhe në Strumicë dhe janë të gatshëm që t’i fillojnë procedurat e tenderit.