Më 25 shkurt Junker në Shkup


Më 25 shkurt presidenti i BE-së, Zhan Klod Junker do të vizitojë Shkupin prej ku dhe do të fillojë vizitën e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këtë e bëri të ditur zv kryeministri për euro integrime Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Në kuadër të angazhimeve të BE-së për integrimin e Ballkanit perëndimor Osmani bëri të ditur se më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i KE-së dhe raporti i veçantë për Maqedoninë. Këto paralajmërime u bënë gjatë prezantimit të strategjisë së BE-së dhe detyrave që e presin vendin.
Në konferencën për shtyp u theksua se një nga porositë e BE është se nuk do të ketë integrim pa përmbushjen e kritereve të nenit 49 të Marrëveshjes për BE, përfshirë edhe kriteret e Kopenhagës. Përveç kësaj, parakusht për integrim të një vendi në BE është mbyllja e kontesteve me fqinjët, thuhet mes tjerash në strategji.