Mbreti James enigmë për Celtics, Cavaliers në finalen e NBA-së


Në orët e mëngjesit sipas kohës së Evropës mbrëmë në NBA në super-ndeshjen eliminuese dhe të shtatë mes rivalëve të Konferencës Lindore, Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers, ekipi i LeBron James shënoi fitore dhe u kualifikua për finalen në NBA ligën e basketbollit amerikan.
Gjatë tërë sfidës mbreti dhe lojtari më i mirë në botë për momentin, LeBron James ishte enigmë për skuadrën më të trofeshme në NBA, Boston Celtics.  James përveç që ishte në lojë prej sekondës së parë deri në atë të fundit pa asnjë pushim,  ndeshjen e përfundoi me statistikë afër triple-double, 35 pikë, 15 kërcime dhe 9 asistime dhe vazhdoi traditën si lojtari me më tepër pikë për ndeshjet e 7-të dhe eliminuese.

Nga ana tjetër, Celtics edhe pse në çerekun e parë kishte kontrollin ndaj rezultatit dhe lojës, falë lojës fantastike të James, Cavaliers siguruan titullin Kampion i Lindjes dhe një finale në NBA.

Tek Celtics ndeshje solide tregoi fillestari Jayson Tatum me 24 pikë.
Cavaliers në finalen mirëpret fituesin e ndeshjes së shtatë edhe në Konferencën e Perëndimit mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors e cila në program është sonte me fillim prej orës 03:00 pas mesnate.