Mbledhje në kryesinë qendrore të BDI-së


Kryesia qendrore e BDI-së gjatë pasdites mban mbledhje për gjendjet aktuale pas referendumit.

Para fillimit të mbledhjes, zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në emër të partisë deklaroi se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për qëndrimi i kësaj çështje do të sillet pas debatit të sotëm partiak.

Në lidhje me zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare, ai tha se tash për tash BDI-ja nuk aludon në asnjë opsion tjetër, por konsideron se është koha e zbatimit të obligimeve ndërkombëtare në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare me Greqinë dhe deklarimin e qytetarëve në referendum.

Në pyetjen se a do të arrihet dy e treta në Kuvend për marrëveshjen me Greqinë, ai tha se debati në parti sa ka filluar dhe se BDI-ja pa dallim të paragjykimeve do t’i rishqyrtojnë të gjitha opsionet dhe mundësitë me të gjitha pasojat nga njëri apo varianti tjetër në, siç thotë Osmani, gjendjen komplekse dhe serioze të tanishme.

Pas përfundimeve nga mbledhja, Osmani njoftoi se do të dërgojnë kumtesë për mediat dhe publikun.