Mbledhja e përbashkët Maqedoni-Kosovë mbahet së shpejti


Maqedonia dhe Kosova parashikojnë forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, veçanërisht në transportin hekurudhor, diasporën, mbrojtjen, inovacionin, kulturën, ekonominë …
E gjithë kjo do të realizohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për intensifikimin e bashkëpunimit në këto fusha, në mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në seancën e fundit u caktua si koordinator për seancën dhe së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës duhet të përcaktojnë datën për mbajtjen e seancës, tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp.  Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka mbajtur seanca të përbashkëta me qeveritë e Bullgarisë dhe Shqipërisë