Mbledhja e grupit të PD-së, diskutohet organizimi i një proteste masive


Partia Demokratike është mbledhur në tryezën e diskutimeve ku po diskutohet mbledhja e një proteste masive kundër qeverisë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar është përjashtuar bojkoti i Kuvendit dhe po shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave mbarëpopullore kundër Qeverisë, raporton TCH.

“Vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët. Kukësi e tregoi më qartë këtë. Thirrje pa kompleks për mosbindje civile. Të bllokojmë rrugët, thirrje që të mos paguajnë taksat e rritura, taksa e pronës, e Rrugës së Kombit, e ujit, e dritave”, mësohet të ketë thënë Lulzim Basha.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, por do të kërkohet edhe zgjidhje politike.

“Këta po veprojnë si në diktaturë. Ne nuk bëhemi më pjesë e këtij teatri. Stabiliteti i krimit në Shqipëri nuk pranohet. Vetëm demokraci”, ka thënë Basha.