Mbi 70 persona të arrestuar pas trazirave të djeshme në Bruksel


Policia në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel ka arrestuar mbi 70 persona pas trazirave të djeshme të cilat shpërthyen në orët e mbrëmjes. Trazirat filluan si tubim të organizuar nga një reper lokal në sheshin Monae, por gjatë sistemimit të policëve rreth demonstruesve, filloi rrahje e përgjithshme.

Demonstruesit filluan t’i grabisin dyqanet luksoze në qendër të Brukselit, Ministri i Punëve të Brendshme Jan Jambo i dënoi trazirat dhe tha se policia bën gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’i shpërndarë demonstruesit, duke përfshirë edhe përdorim të topave të ujit.