Mbështetje nga socialistët evropian për fillim të negociatave me BE-në


Фото: Б.Грданоски

Socialistët e Parlamentit Evropian kanë dhënë mbështetje të fortë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, ka thënë kryetari i Partisë së Socialistëve Evropian dhe ish kryeministër i Bullgarisë, Sergej Stanishev pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministres dhe zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

“Gëzohem që shoh ndryshime pozitive në vend. Marrëveshja historike e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë hapa shumë me rëndësi drejt BE-së. Në emër të socialistëve edhe sot dhe dje në takimin me kryeministrin Zoran Zaev e përcolla mbështetjen kategorike për sjelljen e vendimit për fillim të negociatave në tetor. Shteti dhe populli e meritojnë atë”, ka thënë Stanishev.

Qytetarët meritojnë jetë më të mirë dhe prandaj e inkurajoj kryeministrin Zoran Zaev të vazhdojë me reformat e brendshme pozitive për përmirësim social, për rroga më të larta, për sundim të së drejtës, për rend dhe ligj dhe askush të mos jetë mbi ligjin. Hapa të tillë po ndërmerren dhe ato meritojnë respekt”, ka thënë Stanishev.

Vendi sipas tij është shembull i mirë edhe për tjerët në rajon se si duhet të zgjidhen problemet.

Lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë, Stanishev ka thënë se bisedimet kanë filluar që në kohën kur ai ka qenë kryeministër me kryeministrin e atëhershëm të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Por, Gruevski çdoherë ka kërkuar arsye të mos ketë progres dhe të mos arrihet marrëveshje. Zaev, megjithatë për disa muaj ka bërë hapa vendimtar para dhe bazë solide për miqësi dhe bashkëpunim, ka thënë Stanishev.

Zëvendë kryetarja e LSDM-së dhe zëvendëskryeministre Radmilla Shekerinska ka thënë se edhe në periudhën e kaluar Partia e Socialistëve Evropian ka dhënë mbështetje të madhe për ndryshimet që kanë qenë të domosdoshme për vendin.

“Konstatuam se shteti jonë në dy vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha para në drejtim të plotësimit të qëllimit- anëtarësim në BE dhe NATO. Marrëveshjet që i kemi arritur me Bullgarinë, pastaj me Greqinë si dhe ndryshimet e mëdha në planin vendor në lirinë e e mediave, të drejtave të njeriut, transparencë të Qeverisë, kanë qenë hapa që shteti i tregoi në dritë të re dhe më të mirë. Si rezultat i këtyre ndryshimeve të mëdha arritëm të jemi në hap deri te anëtarësimi në NATO dhe shpresojmë se shumë shpejt vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. E presim tetorin me dozë të madhe të ambicies dhe optimizmit dhe ishte kënaqësi edhe sot që dëgjuam se edhe socialistët edhe demokratët në Parlamentin Evropian fuqishëm do ta mbështesin vendimin e BE-së të fillojë negociatat me RMV-në”, ka thënë Shekerinska.

E pyetur për ligjin e Prokurorisë Publike për sjelljen e opozitës dhe qëndrimin e Brukselit në kontekst të sjelljes së vendimit për fillim të bisedimeve, Shekerinska ka thënë se BE gjatë kohë na dërgon rekomandimin standard- mos u fokusoni në ligjet, fokusoheni në atë që është ndryshim i vërtetë, se puna kryesore është të sigurohet hetim i plotë dhe transparencë e plotë dhe procedurë pozitivisht e vlerësuar gjyqësore.

“Ne si Qeveri pohuam se duam të sillet ligji i ri për PP-në, ndryshimet që u propozuan treguam fleksibilitet të shkëlqyeshëm. Konsideroj se kjo çështje është mbi gjitha interesat partiake ose personale. Konsiderojmë se vendimi politik i Qeverisë të mos përzihet në gjyqësi, vendimi dhe gjithë partnerët e koalicionit të mos kërkojnë privilegje speciale nga prokurorë ose gjykatës, ai vendim është pranuar, jo vetëm në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e vendeve kryesore”, ka deklaruar Shekerinska.