Mbështetësit e Bilall Kasamit paralajmërojnë padi ndaj anëtarëve tjerë të partisë


Abdush Demiri nga Lëvizja Besa ka mbajtur konferencë për shtyp në selinë e partisë në Shkup. Ai tha se për dy ditë me radhë kanë tentuar ta futen në seli, po ju është pamundësuar nga siç tha, persona të panjohur dhe paautorizuar.

“Pasi tentuam të futemi në selinë e partisë, e njëjta gjë na ishte pamundësuar, pasi brenda ka pasur persona të paidentifikuar dhe paautorizuar. Menjëherë kemi ftuar organet e rendit, ku ata përfunduan procedurat dhe do të vijojnë paditë adekuate ndaj atyre personave. Për detaje tjera për situatën e krijuar, nesër kryetari i partisë Bilall Kasami do të mbajë konferencë këtu në Shkup”, tha Abdush Demiri në konferencë për shtyp.

I pyetur se si kanë arritur që sot të futen në seli, ai tha se gazetarët duhet të drejtohen tek organet kompetente për detajet e ngjarjeve të sotme