Mbesa ia vodhi gjyshit 65 mijë euro, ja ku ndodhi kjo në Maqedoni

Mbesa e ka plaçkitur shtëpinë e gjyshit të saj në rrugën “Jordan Xhurnov” në Veles dhe i ka marrë çantën me 65.000 euro dhe dokumentacion të llojllojshëm.

Ngjarja është denoncuar dje në SPB Veles nga S.M. (68) i cili ka theksuar se në periudhën prej 18 deri në 30 maj të këtij viti një kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.