Mavrova e mbushur me borë


Më tepër dëborë në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë 25 centimetra dëborë. Dëborë ka edhe në Krushevë dhe Llazarapole 18, në Kodrën e Diellit 17, Topollçan 16, Pretor 14, Manastir 13, Berovë dhe Gjurishtë 10 centimetra.

Reshje të shiut ka pasur në Manastir, ku kanë rënë 41 litra në metër katrorë, pas çfarë vijon Gjevgjelia me 34, Pretori me 31, 27 në Demir Kapi, 24 në Dojran, 23 në Strumicë, 20 në Prilep, Shtip dhe Vinic. 19 në Krushevë dhe Topollçan, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për sot paralajmërohet ulje e pjesshme dhe afatshkurtër e vranësirave, por gjatë orëve të mbrëmjes nga perëndimi sërish do të rriten, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. Temperatura e ditës do të lëvizë prej 5 e deri në 14 gradë.

Në Shkup gjatë ditës moti do të jetë me vransëiea mesatare, në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. temperatura do të jetë deri shtatë gradë.

Prej nesër nën ndikim të valës e lagësht dhe më ngrohtë me reshje kryesisht të shiut të cilat lokalisht në perëndim pritet të bien edhe 40 litra metër katrorë.