Matematicienti nga Jankovaci, autori i poezisë albanofobe


Aleksandar Bllazhevski nga fshati Jankoves të Resnjës është autori i vërtetë i poezive të dyshimta që u publikuan në përmbledhjen e poezive “Poetët e Rinj” nga ana e Agjencisë për të rinj dhe sport.

Bllazhevski për “Nezavisen Vesnik” konfirmoi se ai është autori i vërtetë dhe se dëshira e tij ka qenë poezit e tij të publikohen kudo dhe për këtë arsye ai konkuroi në thirrjen e Agjencisë për të rinj dhe sport.

“Shkuraj këngë dhe poezi. I tregova Danielit se do të aplikoj në emër të tij sepse unë kam 40 vjet. Doja që këngët e mia të dalin mbi sipërfaqe dhe të lexohen. Nëse ka bazë ligjore le të reagojnë përshkak se unë qëndroj pas çdo fjale që kam shkruan dhe marr tërë përgjegjësinë”, u përgjigjë Bllazhevski në bisedën telefonike me “Nezavisen Vesnik”.

Tregimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të së përditshmes “Nezavisen Vesnik”.

Ivana Nasteska