Mashtronte për viza në Kanada, arrestohet 36-vjeçari nga Prilepi

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep, ka ngritur padi penale kundër D.M. (36-vjeçar) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale mashtrim, transmeton Almakos.

Gjatë vitit 2017 i padituri ka ndërmjetësuar për dhënien e vizave të punës për në Kanada me avans të caktuar, ndërsa për shërbimin e kryer është dashur që të paguajnë, pas përfundimit të procedurës së aplikimit për vizë, nga 2.000 deri në 3.000 euro, përcjell albinfo.ch.

Me aktivitete të këtilla janë dëmtuar më shumë njerëz, derisa ai tani ndodhet prapa grilave dhe në pritje të vendimit për të.