MASH shpalli konkursin për regjistrim në shkolla te mesme për vitin 2018/2019


Ministria e arsimit dhe shkencës dje e ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2018/2019 në Rrepublikën e Maqedonisë.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve, sipas konkursit do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende të lira do të shpallen me 20 qershor 2018.

Paraqitja e dytë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 28 qershor 2018, kurse rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira shpallen ditën e nesërme apo me 29 qershor 2018. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin tjetër bëhet me 23 gusht, kurse rezultatet dhe regjistrimi shpallen me 24 gusht 2018. /koha.mk/