MASH: Drejtorët në Gostivar janë kthyer sepse ishin shkarkuar në mënyrë të paligjshme


Inspektorati shtetëror i arsimit konstatoi disa parregullsi dhe mosrespektim të ligjeve nga kryetari i komunës së Gostivarit dhe të vetëqeverisjes lokale në procedurat për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave, kumtoi MASH duke reaguar në konferencën për shtyp të Komunës së Gostivarit lidhur me emërimin e sërishëm të ish-drejtorëve të shkollave në këtë komunë.

Bëhet fjalë për procedurë të parregullt, thekson MASH, të cilën kryetari e ja përsëritur dy herë që është edhe bazë për marrjen e ingerencave të komunës në fushën e arsimit dhe obligim për kryetarin e komunës për kthimin e situatës.

“Arsimi është fushë në të cilën politika nuk guxon të integrohet dhe të shkaktojë dëme lidhur me procesin arsimor të nxënësve. Institucionet arsimore duhet të kenë persona udhëheqës të cilët nuk do të lejojnë në asnjë moment dhe në asnjë bazë të jetë proces i prishur i edukimit të nxënësve. Prandaj MASH, në pajtim me ingerencat e marra nga Komuna e Gostivarit dhe duke i respektuar dhe vepruar sipas vendimeve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procesin drejtues dhe procedurën nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, me të cilët miratohen ankesat e drejtorëve të shkarkuar në mënyrë të paligjshme të shkollave të Gostivarit, solli zgjidhje për kthimin e tyre të pozitave të punës nga të cilët janë shkarkuar në mënyrë të paligjshme”, kumtoi MASH, duke theksuar se “nuk vepron me vetë dëshirë dhe sipas dëshirës së individëve, por vetëm në pajtim dhe me respektimin e rregullave juridike”.