Marrëveshja dërgohet për nënshkrim tek Ivanov


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka dërguar deri tek presidenti Ivanov Ligjin për marrëveshjen me Greqinë.
Tani, presidenti Ivanov, ka afat prej shtatë ditëve që ta dekretoj Ligjin. Në qoftë se brenda 7 ditëve Ivanov nuk e nënshkruan marrëveshjen atëher ajo rikthehet në Kuvend dhe për të duhet të votohet me shumicë absolute. Pasi të rivotohet në Kuvend përsëri dërgohet tek presidenti Ivanov i cili sipas Kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruaj.

Ai ditëve të kaluar ka njoftuar se nuk do ta përkrah marrëveshjen dhe nuk do ta nënshkruaj, ngase sipas tij, ai është i dëmshëm.
Nëse Ivanov e përdor të drejtën e vetos, marrëveshja përsëri kthehet në procedurë kuvendore.