Maqedonia zyrtarisht merr ftesën për anëtarësim në NATO


Maqedonia sot mori një lajm shumë të mirë. Ajo edhe zyrtarisht mori ftesën për anëtarësim në Aleancë. Vendimi u kumtua nga sekretari gjeneral i NATO-s,Jens Stoltenber gjatë pres konferencës së mbajtur pas ditës së parë të samitit. Sipas tij anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të bëhet sapo të zgjidhet krejtësisht çështja e emrit.

„Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ne përshëndesim marrëveshjen e arritur muajin e kaluar mes Athinës dhe Shkupi në lidhje me çështjen e emrit. Ne vendosëm që të ftojmë Qeverinë e Shkupit që të filloj negociatat me NATO-n. Pasi të përmbushet marrëveshjen e nënshkruar për emrin Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.