Maqedonia para vitit kyç, a do të dështojë Plani 3-6-9?


Maqedonia gjendet para vitit kyç kur janë në pyetje integrimet euratlantike. Vit i cili, siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev por edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme, mes së cilëve janë çështja e emrit me Greqinë, si dhe realizmi i reformave të cilët Brukseli zyrtar i ka kërkuar nga Maqedoni si “detyra shtëpie”.

Plani ambicioz qeveritar 3-6-9 në vete përmban korrnizat kohore me zgjidhjet për këto reforma. Për një pjese të reformave është e nevojshme në Kuvend të votojnë shumicë e thjesht parlamentare, domethënë 61 vota, ndërsa për reformat kyç siç është reforma në gjyqësi, janë të nevojshme edhe votat e opozitës.

Në bisedë me “Nezavisen Vesnik” zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët”, Flakron Bexheti u deklarua me një sërë kritikash për planin qeveritar 3-6-9. Bexheti u shpreh i shqetësuar duke theksuar se ky plan ka tejkaluar afatet dhe apeloi deri tek qeveria që reformat të jenë kualitative e jo formale.

“Vlerësojmë se plani qeveritar i reformave 3-6-9, ka stagnim dhe nuk nuk është në përputhshmëri me afatet kohore të cilat parashifen në kornizën kohore. Këshilli Gjyqësor republikan, vazhdon të mbetet edhe më tej të i ,politizuar, dhe ne nuk po reformohet ashtu siç e parasheh plani 3-6-9, Mungesa dialogut politik në Kuvend mes pozitës dhe opozitës si dhe në komisionet parlamentare pamundëson bashkëpunimin për Reforma në fushën e shërbimeve për zbulim, kundërzbulim dhe siguri. Sa i përket inkujarimit të Gjyqësorit, duhet të jetë më i vendosur ndaj luftës për krim të organizuar dhe korrupcion dhe në asnjë mënyre mos ti kursej aktorët politik, që kanë qenë pjesë e Qeverisjes se Kaluar dhe Qeverisjes aktuale. Shpresojme që kto vonesa, të kompensohen, duke patur kujdes në cilësitë reformuese të cilat duhet të jenë rrënjësore dhe jo formale vetëm për ti përmbushur afatatet por edhe pritshmëritë. Ndarja e partisë nga pushteti sidomos gjatë reformave edhe në Administratën shtetërore, është një sfide e rradhës, ku Qeveria aktuale, duhet ta çliroje adninistratën publike nga ndikimi politik partiak dhe ta profesionalizoj në shërbim të qytetarëve!, deklaroi Bexheti.

Afatet kohore të planit qeveritar 3-6-9 për këtë muaj parashikojnë votimin e dhjetëra ligjeve, por ky proces është nën pikëpyetje sepse deputetët kanë vazhduar pushimin dhe pritet që punës së Kuvendit ti kthehen më 15 janar. Për këtë muaj Qeveria nëpërmjet këtij plani pret që në Kuvend të votohet Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatave, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të punësuarit në administrate e të tjerë. Të njejtin muaj pritet që të bëhet draft I planit për reforma në sistemin zgjedhor,

Se realizimi i këtij plani qëndron në një vend, madje edhe ka vonesa, dëshmon edhe analisti politik Xhelal Neziri. Sipas tij, Qeveria duhet ti votoj ata ligje për të cilët i ka numrat e nevojshme në Kuvend, por nga ana tjetër, përshkak të situatës aktuale mes forcave politike, ai pret mirëkuptim dhe jo kritika të ashpëra nga Brukseli në raportin e saj për Maqedoninë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme për shtetin që të gjitha partitë poltike të arrijnë konsensuz për ti përkrahur reformat e nevojshme që Maqedonia të kap trenin e fundit drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së.
Ti përkrahin reformat që kërkojnë shumicë të thjeshtë, por edhe reformat për të cilët duhet të votojnë 2/3 e deputetëve në Kuvend. Ka një pjesë të mirë, ose më saktësisht, një e treta e reformave që kërkojnë më së paku 80 vota, dhe kjo lind nevojën për konsensuz mes aktorëve politik. Por është shumë e rendësishme që Qeveria ti miratoj reformat për të cilat i ka numrat e nevojshme dhe këtë detyrë ta kryejë me sukses sipas rekomandimeve të Brukselit. Nga ana tjetër, mendoj se afatet e parashtruara nuk duhet të jenë burim i problemeve dhe pengesave të reja, por duhet të kuptohen si nxitje në përkushtimin e reformave. Në këtë kontekst, nëse Qeveria nuk arrinë ti implementoj të gjitha reformat që janë të inkorporuar në planin ambicioz mendoj se edhe Brukseli zyrtar, përshkak se situata politike në Maqedoni është e atill saqë mund të ndodh që mos të përkrahen të gjitha reformat, do të tregon mirëkuptim”, deklaroi Neziri.

Sipas tij, është e mundshme që reformat kyqe siç janë ato të gjyqësorit, përshkak të klimës aktuale politike në Maqedoni, të dështojnë, por Neziri sqaroi se pikërisht këto janë reformat më të rëndësishme dhe çdo mos-sukses dhe për çdo reformë të dështuar Qeveria në krye me Zoran Zaev duhet të mbaj përgjegjësi.

“Kjo Qeveri me këto parti treguan se kanë shumicë të thjeshtë parlamentare, domethënë 61 vota dhe mund ti votojnë 2/3 të reformave që Brukseli kërkon. Por reformat në gjyqësi kërkojnë votimin e 2/3 të deputetëve dhe kjo pjesë e planit qeveritar 3-6-9 është e mundur që të dështoj që domethënë se reforma esenciale dhe pjesa më e rëndësishme për Maqedoninë, përshkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e të gjitha partive poltiike, mund të dështoj. Përgjegjësia e tërësishme për këtë do të bie mbi qeverin, pa marr parasysh se a do të pranon opozita të votoj ose a do të jetë e pranishme gjatë votimit të këtyre reformave ose jo, kjo qeveri duhet të mbaj përgjegjësi për dështimet eventuale që mund të paraqiten. Por unë nuk pres që përshkak të këtyre dështimeve Brukseli zyrtar të dënojë Maqedoninë. Në ndërkohë, afatet kohore duhet të shihen si nxitje për realizimin e reformave e jo si burim i problemeve të reja për Maqedoninë drejt rrugës euroatlantike. Përveç reformave në gjyqësi, shumë e rëndësishme është edhe çështje me emrin. Pa konsensuz me Greqin dhe pa zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk mund të ecim para”, përfundoi Neziri.

Gjatë vizitës së fundit të Shkupit zyrtar, eurokomisari Johanes Han me porosi që pret nga Maqedonia deri në fund të vitit të kaluar rezultate konkrete dhe të dukshme në sferën e reformave, sidomos në sistemin e sigurisë dhe administratës publike.
Strëzgjatja ose anulimi i realizmit të reformave të kërkuara mund negativisht të reflektohen në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për Maqedoninë që do të fillon të përgatitet në prill ndërsa publike do të jetë një muaj më vonë.

Blerim Ismaili