Maqedonia nën dëborë, temperaturat nën zero


Dëborë më shumë ka në Mavrovë ku është formuar trashësi e dëborës prej 78 centimetra. Në Llazaropole ka 51 centimetra, Krushevë 41, Pozharan 38, Gjurishtë 25, Dibër dhe Tetovë 20, Dojran dhe Pretor 17, Manastir 16, Shkup dhe Topollçan 15, Gjevgjeli 14, Strumicë 12, Shtip nëntë, Demir Kapia tetë, Berovë dhe Kriva Pallanka shtatë, Vinicë gjashtë, Ohri pesë dhe Prilepi tre centimetra.

Temperaturat minimale në të gjithë vendin kanë qenë nën zero. Më e ulëta është matur në Mavrovë -11, minus nëntë në Krushevë, Gjurishtë dhe Pozharan, minus tetë Llazaropole dhe Dibër, minus shtatë Topollçan, minus gjashtë Shkup, Tetovë, Prilep, Berovë dhe Kriva Pallankë, minus pesë në Ohër, Manastir dhe Shtip, minus katër Demir Kapi, Strumicë dhe Vinicë, minus tre Pretor dhe Gjevgjeli, në minus dy në Dojran.

Në mëngjesin e sotëm moti në vend është me vranësira dhe i ftohtë me reshje të dëborës. Fryn erë e lehtë deri në mesatare veriperëndimor e cila më intensive është në Gjurishte dhe Sveti Nikollë. Në orën 7 reshje në ka vetëm në rajonin e Ohrit.

Sot moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës. Reshjet më të rrëmbyeshme do të jenë në orët e pasdites , veçanërisht në pjestë jugore. Pasdite reshjet do të dobësohen gjithkund. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri një gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë vranësira dhe i ftohtë me dhe me reshje të kohëpaskohshme të dëborës. Temperatura do të arrijë deri minus një gradë.

Në ditët në vijim do të jemi nën ndikim të masës së ftohtë të lagësht ajrore me kushte për ftohke të konsiderueshme dhe reshje të përkohshme të borës. Gjatë ditës reshjet të do transferohen drejt lindjes, ku do të jenë më intensive. Reshje lokale të borës do të ketë edhe nesër kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa borë afatshkurtër është e mundshme edhe gjatë natës ndaj të mërkurës.

Të enjten temperaturat do të jenë në rënie dhe dukshëm në mesataren për këtë periudhë të vitit. Më ftohtë do të jetë të mërkurën dhe të enjten, kur temperatura e mëngjesit vende-vende do të ulet edhe nën -10. Të premten temperatura do të jetë në rritje.