Maqedonia, mes optimizmit të sforcuar dhe pesimizmit tradicional


Jemi dëshmitar të një jehone politike në Maqedoni për çështjen e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Është e vërtetë se Qeveria aktuale e Maqedonisë kësaj çështje i ka dhënë prioritet dhe pothuajse gjitha kapacitetet politike i ka orientuar në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve që për gjatë kohë kanë penguar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Përpjekjet e fundit të Qeverisë aktuale , sidomos në aspektin e rregullimit të raporteve bilaterale me shtetet fqinjë sic ështe rasti me Bullgarinë kanë dhëne impakt pozitiv.
Megjithate, kjo qeveri, ashtu si Qeverite paraprake, duhet çështjen e integrimit ta zbërthejnë detalisht në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që nje shtet pretendent duhet ti plotësoj për te qenë pjesë e familjes së BE dhe NATO-s.

Fatkeqsisht edhe ky format i Qeverise, po krijon një alibi politik, vetëm mbi kontestin e emrit me Greqinë, si problem i vetëm që ka pamundēsuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Realisht ky edhe ështe problemi më kryesor i gjetjes së një kompromisit për çështjen e emrit të Maqedonisë për debllokimin e procesit eurointegrues, por nuk duhet që Qeveria aktuale, t’i përmbush edhe reformat dhe kërkesat e BE-së, duhet harmonizuar ligjet vendase me ato të BE-së, duke ju nënshtruar një sërë reformash në të gjitha segmentet politike, ku në të shumtën e rasteve nevoitet shumicë absolute në Kuvend si dhe mbështetje dhe konsenzus opozitar. Numrat ekzistues te shumicës parlamentare nuk lënë hapësirë për të dëshiruar në sjellen ligje reformuese.

-Ngjarjet e fundit qe kulmuan me ndjekjen dhe burgosjen e organizatoreve të rastit të 27 Prillit, ku tanimë prapa grilave te burgjeve gjendet anëtar të VMRO-së, ku kjo e fundit kushtëzon Qeverinë për ti amnestuar të burgosurit në këmbim të mbështetjes së ligjeve reformuese, paraqitet një situatë te re kushtëzuese, dhe cënon sistemin e drejtësisë, duke amnestuar njerëz që goditën Kuvendin dhe rrezikuan jetën e deputetëve.

-Dalja apo nxjerja e Aleancës për Shqiptarët jashta Qeverisë poashtu ishte një situatë ku LSDM përmbushi realizimin e inateve politike dhe dëshirën e BDI, për të krijuar nje terren qe ASH, te largohet nga qeveria, duke akumuluar energji më shume për të shëruar frustracione politike se sa pēr ti përveshur krahet për ta reformuar sistemin politik, dhe per të hapëruar drejt proceseve integruese, madje inati politik ishte me i rëndësishëm se sa stabiliteti i përbërjes së shumicës parlamentare.

Plani reformues “3-6-9”

Plani qeveritar i reformave 3-6-9, ka stagnim dhe nuk nuk është në përputhshmëri me afatet kohore të cilat parashifen në kornizën kohore. Këshilli Gjyqësor republikan, vazhdon të mbetet edhe më tej të i ,politizuar, dhe ne nuk po reformohet ashtu siç e parasheh plani 3-6-9,

Mungesa dialogut politik në Kuvend mes pozitës dhe opozitës si dhe në komisionet parlamentare pamundëson bashkëpunimin për Reforma në fushën e shërbimeve për zbulim, kundërzbulim dhe siguri. Sa i përket inkujarimit të Gjyqësorit, duhet të jetë më i vendosur ndaj luftës për krim të organizuar dhe korrupcion dhe në asnjë mënyre mos ti kursej aktorët politik, që kanë qenë pjesë e Qeverisjes se Kaluar dhe Qeverisjes aktuale.

Shpresojme që kto vonesa, të kompensohen, duke patur kujdes në cilësitë reformuese të cilat duhet të jenë rrënjësore dhe jo formale vetëm për ti përmbushur afatatet por edhe pritshmëritë. Ndarja e partisë nga pushteti sidomos gjatë reformave edhe në Administratën shtetërore, është një sfide e rradhës, ku Qeveria aktuale, duhet ta çliroje adninistratën publike nga ndikimi politik partiak dhe ta profesionalizoj në shërbim të qytetarëve!

Konteksti i emrit të Maqedonisë!

Të gjitha qarqet politike e kanë vlerësuar vitin 2018 si viti kyç ku mund të zgjidhjet çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqise, për disa arësye. Një ndër arsyet kryesore paraqitet edhe ndryshimi i Qeverisë në Maqedoni e cila realisht ka treguar gadishmëri për dialog politik mes Shkupit dhe Atinës zyrtare, për ta zgjedhur këtë problem politik. Përpjekjet e Kryeministrit Zaev për këtë çështje ka rritur optimizmin tek qytetarët dhe pritshmëritë si asnjëherë me parë janë evidente për këtë çështje të ndjeshme që moszgjedhja e keti konteksti e mban peng perspektivën eurointegruese te qytetarëve të Maqedonisë.

Një arsye tjetër qe viti 2018 ka rritur pritshmëritë e qytetarëve te Maqedonise ështe edhe ajo se ne Greqi në vitin 2019 do të ketë zgjedhje parlamentare, dhe viti 2018 do ishte i përshtatshëm edhe për palën greke. Megjithate cështje e zgjedhjes së emrit mes Greqise dhe Maqedonisë edhe pse eshte ceshtje bilaterale, kjo cështje po ndërmjetësohet nga faktori ndërkombëtarë me sakte nga OKB dhe i dërguari special Metju Nimic. Dhe propozimi i emrit qe pritet të ndodh në Prill nga ana e ndërmjetësuesit Nimic do jetë moment vendimtar i cili përfundimisht do të vë në sprove vullnetin politik te Qeverive aktuale te Greqisë dhe Maqedonisë për kompromisin e mundshëm. Kuptohet që Maqedonia nē këtë situate paraqitet me fuqi më dobet se pala Greke, për të kembëngulir në ndonje zgjidhje që do e ishte më e pranueshme për Maqedoninë.

Pala Maqedonase vazhdimisht lanson tezën se konkteksti është politik, dhe se duhet negocuar vetëm cështjen e emrit, ndërsa pala greke apostrofon se cështja e emrit nuk është vetëm konsekst politik por edhe historik që ndërlidhet edhe me cështjen e identitetit, pra që në start propzuesi Nimic duhet të mendojë një zgjidhje qe duhet ti zbut premisat e palëve.

Një problem tjetër do ishte, se nje propozim i mundshëm në cfar mënyre do të pranohej nga dy shtetet, me konzensuz politik apo nëmermjet referendumeve popullore të dy vendeve? Kuptohet që situata të tilla janë delikate dhe jo cdo politikan apo qeveri do merrte nje hap të guximshëm për ta ndruar një emër kushtetues të një shteti, i cili do ndeshej me vullnetin e qytetarëve të vet.

Një kompromis mes dy qeverive për cështjen e emrit poashtu kërkon një konzensus politik të brendshëm mes dy shteteteve, sidomos mes pozitës she opozitës, ku tradicionalisht opozita është treguar gjithmonë më e ngurtë ne aspektin e mbeshtetjes se Qeverise aq me shume per nje cështje delikate sic eshte cështja e emrit.
Referendumi popullor do ishte një variant më pëlqyeshme në të tilla raste, edhe pse askush nga palët nuk mund ta percaktoj rezulltatin e atij referendumi.
Edhe pse në Maqedoni, shqiptarët do kishin përkrahur pothuajse cdo propozim të Nimicit dhe do kishin ndikuar qe referendumi te jete pozitiv ne aspektin e ndrimit te emrit , shtrohet pyetja cili do ishte epilogu i referendumit në Greqi, ku jane 100 % popullate grege dhe atje nuk ekzistojne ndarjet etnike per të bërë ndonje dallim të percaktimit te vullnetit të tyre.
Edhe pse këto analiza mund të jenë hipotetike, por megjithate janë ndërtuar në pikëpamje reale që nuk japin ndonje shpresë për zgjidhje të shpejt dhe të lehtë të këtij problemi që tani më hyn në dekadën e tretë, dhe që qytetarët e Maqedonisë sidomos kohët e fundit mbahen me një optimizëm të sforcuar, përtej realitetit faktik, që ky problem është bërë pjesë e pandarë e perspektives politike të Maqedonise, si dhe aspektit ekonomik dhe ate të sigurisë.

Mr.Sc Flakron Bexheti- për integrime europiane