Maqedonia meriton progres në integrimet drejt BE-së dhe NATO-s


Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pati takim me përfaqësues të Senatorë Italian Vanino Kiti dhe Pjetro Liuci që janë edhe përfaqësues të Komisionit për politik evropiane në Senatin e Republikës së Italisë, njofton Fol.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat euro- atlantike të vendit tonë si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri Osmani theksoi mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga ana e Republikës së Italisë për aspiratat tona euro-atlantike si dhe për mbështetjen e Italisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE si bazë për stabilitetin në rajon. Në këtë drejtim u konstatua se Republika e Maqedonisë meriton progres në afrimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, dhe në përputhje për këtë sukses për shmangien e pengesave në këtë rrugë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Union si dhe ftesë për anëtarësim në Aleancë.

“Roli i Parlamentit Evropian, si dhe i Parlamenteve Nacionale, është kyç për procesin e zgjerimit të Unionit. Rezoluta e miratuar në Parlamentin Italian, që obligon Qeverinë që në mënyrë aktive të merr pjesë në përshpejtimin e procesit të zgjerimit paraqet mbështetje të qartë”, theksoi Osmani.

Osmani falënderoi për organizimin e shkëlqyer të Samitit të Kryeministrave të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Trieste para disa muajve, në të cilën, si pjesë e Procesit të Berlinit, u njoftuan mjete të konsiderueshme për mbështetjen e Korridorit tetë në Maqedoni.

“Ndihma financiare për të cilën u njoftua para disa muajsh në Trieste, u konfirmua para dy ditësh, në Frankfurt, në të cilën Komiteti Drejtues i kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) formalisht miratoi shtatëdhjetë milion euro për hekurudhën drejt Bullgarisë, por edhe për projektin Primar për autostradën nga Shkupi drejt Kosovës” – theksoi Osmani