Maqedonia fillon negociatat me BE-në në qershor të vitit 2019


Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bulllgaria, shumica e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kërkuan fillim të negociatave në qershor të vitit 2019″>2019 për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por rikujtuan se vendi duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë të reformave.

Raportuesi Ivo Vajgëll, por edhe eurodeputetët tjerë rikujtuan se jo vetëm Maqedonia, por edhe Bashkimi Evropian duhet t’i plotësojë premtimet e veta në procesin eurointegrues. Ai si shumica e tjerëve e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës dhe ftoi që të kompletohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe tha se beson që negociatat me BE-në do të fillojnë në qershor të vitit 2019″>2019.

Eurokomisari Johanes Han theksoi se vendi është kthyer në rrugën euroatlantike dhe i përshëndeti ndryshimet kushtetuese duke i theksuar si hap të guximshëm që pret të vazhdojnë pa shtyrje.

Edhe tre deputetët e Rumanisë, që do ta ndërmarrin presidencën me Bashkimin Evropian nga 1 janari 2019″>2019, fortë mbështetën fillim të negociatave me Maqedoninë duke shprehur keqardhje për ata që ndodhën.