Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO

Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për anëtarësim në NATO dhe Komitetit të punës për integrim në NATO, sot në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Maqedonia në Samitin e NATO-s në Bruksel në korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.
Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit./Gazeta e Pavarur