Maqedonia është në vendin e 71-të në rangimin më të ri të listës së FIFA-s


 Reprezentacioni i futbollit të Maqedonisë është në vendin e 71-të të rangimit më të ri në Federatën ndërkombëtare të furbollit (FIFA) me çka vërehet rënie prej tre pozita lidhur me muajin janar.

Në listë progres më të madh ka shënuar fituesi i Kupës së Azisë- Katari. Ata kanë përparuar për 38 vende dhe tani janë në vendin e 55 të listës.

Koreja e Jugut është ngjitur për 15 vende deri në vendin e 38, ndërsa Japonia ka përparuar për 23 vende, duke arrit në vendin e 27-të në rangimin e listës së FIFA-s.

Na prezantimet që janë në grupin tonë kualifikues për plasim në Kampionatin evropian, Polonia është në vendin e 20, Austria në vendin e 23-të, Sllovenia e 63-ta, derisa Letonia është në vendin e 131.

Nuk ka ndryshimet mes dhjetë më të mirëve, ku e para është Belgjika, pasojnë Franca, Brazili, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguai, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.