Maqedonia do t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor të vitit 2019


Hapet rruga për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019, nëse Maqedonia e mban përparimin reformues, posaçërisht në pjesën e prioriteteve  urgjente reformuese, vendosi sot Këshilli i ministrave të BE-së pas debatit të gjatë për zgjerim, ku u shqyrtuan rekomandimet për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Këshilli i ministrave pret që vitin e ardhshëm Komisioni evropian të përgatis raport, ku fokusi duhet të vemndoset në reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit, reformat gjyqësore dghe reformat në shërbimet kundërzbuluese. Në qershor të vitit 2019, nëse mbahet momenti i reformave në Maqedoni, shumë shpejtë pastaj do të konvokohet konferenca e parë ndërqeveritare, ku faktikisht do të fillojnë negociatat”.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka shprehur dëshirë që të fillojë me përgatitjet për negociata, diçka që Këshilli i BE-së e pranon.