Maqedoni, vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.
Në seancën e djeshme fjalën hyrëse e kishin prokurorja Vellma Ruskoska dhe një pjesë e të akuzuarve.Në këtë seancë gjyqësore janë 33 persona të akuzuar për ndërhyrje në Parlament më 27 prill, vitin e kaluar.Shumica dërrmuese e të pandehurve, duke përfshirë pesë deputetë dhe ish-drejtorin e BSP-së, janë akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues.