Maqedoni, të hënën fillon puna e deputetëve


Deputetët të hënë pas pushimit veror fillojnë me aktivitetet e tyre të zakonshme në Kuvend. Gjatë javës së ardhshme pritet të informohen se a sa do të marrin pjesë deputetët dhe grupet e deputetëve në propagandën publike për referendumin, por edhe Kuvendi, si propozues i autorizuar, me përfaqësues të tij do ta mbikëqyrë punën e organeve zgjedhore që do ta zbatojnë referendumin më 30 shtator.

Të hënën më 20 gusht ueb-faqja e Kuvendit tashmë planifikoi seancë të Komisionit për Çështje Evropiane, ndërsa më 29 gusht do të mbahet seanca e 58-të plenare. Deri në mes të kësaj jave pritet takimi i parë koordinativ i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit me koordinatorët e grupeve të deputetëve, përcjell.

Në rend të ditës tek Komisioni për Çështje Evropiane është raporti vjetor i Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca e vitit 2017.

Tash për tash, në seancën e 58-të parlamentare në rend të ditës janë vendosur 19 pika, kryesisht ndryshime ligjore në lexim të parë.

Në takimin e fundit me gazetarët më 31 korrik Kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se pas pushimeve duhet të pritet që Kuvendi t’i zgjedh anëtarët e disa Komisioneve të nivelit më të ultë që mbetën pa kryetarë pas shkarkimit të tyre.