Maqedoni, në vitin 2017 shkalla e papunësisë ka qenë 22,4%


Vitin e kaluar në vend numri i personave të papunë ka qenë 213.564 që paraqet 22,4 për qind nga popullata aktive në Republikën e Maqedonisë, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor.

Sipas të dhënave të publikuara në krahasim me vitin e kaluar shkalla e papunësisë shënon rënie për 1,3 për qind. Në vitin 2016 shkalla e papunësisë ka qenë 23,7 për qind. Numri i personave të papunë ka qenë 225.049.

Në vitin 2017, sipas Entit Shtetëror Statistikor, popullata aktive ka numëruar 954.212 persona, nga të cilët 740.648 apo shkalla e punësimit ka qenë 56,8 për qind.